ZYRTARE/ U largua nga Elbasani, Abaz Karakaçi firmos me bardhezinjtë

Abaz Karakaçi është lojtari më i ri i Lirisë së Prizrenit. Mesfushori që u largua nga Elbasani disa javë më parë, ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij me ekipin bardhezi në Kosovë.

Pasi ka luajtur për ekipe si Vllaznia, Partizani, KF Ada, Apolonia, Butrinti, Tërbuni, Kastrioti, Besëlidhja, Egnatia dhe Elbasani, tashmë Karakaçi vendosi të largohej nga Shqipëria. Lajmin për transferimin e 31 vjeçarit e ka bërë të ditur vetë klubi i Lirisë në rrjetet sociale.

Njoftimi i klubit të Lirisë:

Kemi kënaqësinë të njoftojmë nënshkrimin e mesfushorit defansiv, Abaz Karakaçi.

Karakaçi, i lindur në Shkodër dhe i dalë nga akademia e KF Vllaznia, është një lojtar me përvojë të pasur në Superligën Shqiptare, duke luajtur për disa klube të njohura dhe duke u dalluar për aftësitë e tij në mbrojtje dhe zotërimin e topit. Me një lojë të fortë në mesfushë dhe mbrojtje, ai do të jetë një shtesë e vlefshme për skuadrën tonë.

Mirësevjen, Abaz Karakaçi!

Lajme të tjera |  “Manaj? Një lojtar që ka eksperiencë”, Sylvinho: Ndeshja dytë pak më e vështirë, nuk them se është deçizive

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us