Zgjedhjet në Himarë/ Meta dhe Berisha bashkuan ‘forcat’, KQZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesën e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024. Kërkesa u dorëzua një ditë më parë, në limitet e afatit për regjistrim në zgjedhjet e parakohshme.

Komisioneri vendosi regjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” përfaqësuar nga Sali Berisha dhe do të ketë në përbërje 10 subjekte zgjedhore: Partia e Lirisë (PL); Partia Republikane (PR); Partia Demokristiane (PDK); Partia Balli Kombëtar (PBK); Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ); Fryma Re Demokratike (FRD); Partia Demokratike (PD); Partia Agrare Ambjentaliste (PAA); Partia Balli Kombëtar Demokrat (PBKD); Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar (PBD).

Lajme të tjera |  Fundjava e parë e qershorit sjell fluks të pushuesve nga Tirana dhe Elbasani në plazhet e Durrësit dhe Kavajës!

Në seancën e sotme publike Komisioneri caktoi vendndodhjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar Bashkie Himarë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us