DITA 2- Vijon maratona në Kuvend, sot pritet të miratohet Kodi i ri Zgjedhor, kalon edhe raporti për TIMS

Pas një seance maratonë mbrëmë, edhe sot Kuvendi i Shqipërisë do të ketë të njëjtat ritme! Sot, deputetët do të mblidhen në seancën e fundit para pushimeve të verës për të kaluar një sërë ligjesh të rëndësishme, mes tyre edhe Kodin e ri Zgjedhor, i cili do të përdoret në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.

Sipas ndryshimeve në ligjin për Kodin Zgjedhore lista e deputetëve nuk do të jetë tërësisht e hapur, të paktën kështu është rënë dakord mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. 1/3 do të jetë e mbyllur dhe ekskluzivitet i kryetarit të partisë, ndërsa pjesa tjetër do të “luftojë” për një vend në Parlament. Gjithashtu në Kodin e ri zgjedhor parashikohet edhe vota e diasporës. Por mes shumë debateve dhe diskutimeve që janë zhvilluar në studiot televizive, sot pritet që të gjithë të ballafaqohen në Kuvend, për të votuar më pas.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Sot po ashtu në rend dite është parashikuar që të miratohet ligji i ri për ‘Policinë e Shtetit’ si dhe ligji për ‘Prodhimin e Armëve’. Në rendin e ditës pritet që të kalojnë edhe raportet për Komisionin Hetimor për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS. Opozita kërkon që me çështjen të merret Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dokumenta bashkëngjitur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us