Kërkohet nga Flamurtari, Valentino Murataj largohet nga Partizani

Valentino Murataj nuk është më lojtar i Partizanit. Kapiteni del tashmë lojtar i lirë në treg. Kontrata e lojtarit ka përfunduar dhe palët nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre.

Ndonëse mungon ende zyrtarizimi i këtij largimi, sipas shtypit të shkruar bëhet me dije se palët kanë ndarë rrugët mes tyre. 27-vjeçari largohet nga të kuqtë pas 3 vitesh e gjysmë.

Për fierakun do disa oferta si në vendin tonë ashtu edhe jashtë. Flamurtari është një prej ekipeve që po këmbëngul për shërbimet e tij dhe mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i Muratajt.

Gjatë aventurës së tij te Partizani, kapiteni ia doli të fitonte një titull kampion dhe Superkupën e Shqipërisë.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us