Çfarë plani veprimi ka Ministria dhe institucionet për të garantuar cilësinë ushqimore jo vetëm për qytetarët por edhe për turistët?
Denaj: Jam e sigurtë që ka disa pyetje të lidhura si rezultat i disa videove të publikuara së fundmi. Dua të garantoj që institucioni që është përgjegjës për të gjitha analizat laboratorike është IFUV, është institucion shtetëror që është foksuar në akreditimin e testeve laboratorike. Sigurisht që certifikimi i shumë produkteve ndodh edhe nëpërmjet sektorit privat. Në sigurojmë konfidencialitetin e shumë produkteve, por e përdorim këtë informacion për të gjurmuar se në cilën fermë ka produkte që mund të kenë përmbajtje më të tepërt të nitratit në këtë rast. Duhet të heqim dorë nga produktet që nuk janë të certifikuara. Do i kërkoja të gjithë qytetarëve dhe aktorët që ndihmojnë publikun, që çdo produktin që mund të ketë indikacion të shkojë dhe të certifikohet në ICUF që të gjurmojmë se ku ndodh. Produket shqiptare, në veçanti në zonën e Myzeqesë, nuk kanë në asnjë moment produkte të pacertifikuara nga vetë prodhuesit. Por nuk mund të përjashtojmë situata që mund të kenë përdorim të plehrave jashtë parametrave dhe në frymën e një ligji do të thosha që organikja është një e ardhme, po nuk mund të jetë e gjitha. E rëndësishmja është që të kemi produkte brenda protokollit, vetëm laboratorët janë të duhurit për të dhënë vlerësimin.





