EMRI/ Traktori përmbyset dhe e zë poshtë fermerin shqiptar, humb jetën 47-vjeçari!

47-vjeçari shqiptar Alltan Visha ka humbur jetën gjatë një aksidenti të frikshëm në Itali. Teksa ishte duke drejtuar një traktor në fshatin Molti, ai në një moment humbi kontrollin e mjetit i cili më pas u përmbys.

Pavarësisht ndihmës së parë dhe të gjitha përpjekjeve për të shmangur më të keqen, 47-vjeçari nuk ia doli dhe fatkeqësisht vdiq.

Në vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikësit për të bërë të sigurt zonën e prekur nga aksidenti dhe më pas të largonin mjetin bujqësor.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë.

Lajme të tjera |  Debati për Zvërnecin/ Bido: Ku ishit ju në 30 maj? Hipokritë, i përgjigjet Balliu: Ju folët sepse u doli videoja!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us