Rëndohet trafiku në pikën kufitare të Kapshticës, pala greke vijon të punojë me dy sportele

Vijon të jetë i rënduar trafiku në pikën kufitare të Kapshticës. Trafiku është krijuar se pala greke vijon të punojë me vetëm dy sportele në hyrje ndërkohë që pala shqiptare punon me 4 sportele në dalje.

Sipas informacioneve, autoritetet tona në Kapshticë kanë zhvilluar disa takime me homologët e policisë greke, për të normalizuar situatën, por këta të fundit nuk e kanë shtuar numrin e sporteleve pavarësisht fluksit.

Sipas të dhënave, gjatë ditës së djeshme nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 8800 shtetas, dyfishi i hyrje daljeve që janë regjistruar disa ditë më parë.

Konkretisht ne 3 Gusht kanë hyrë nga Greqia në drejtim të vendit tonë 5214 shtetas dhe kanë dalë 3589 shtetas.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us