Një apartament në Lushnjë është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në katin e katërt të një apartamenti në lagjen ‘Kadri Qystri’. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa zjarri rrezikon të përhapet në pallatet e tjera. Dëmet materiale janë të shumta, po për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar, pasi në shtëpi nuk ka pasur njeri.





