FOTO/ Mirlind Daku në një histori të re dashurie, kush është vajza misterioze që i ka fituar zemrën!

Lojtari i Kombëtares shqiptare të futbollit,Mirlind Daku, ka konfirmuar lidhjen e tij të dashurisë.

Ai ka postuar fotografi me të dashurën në rrjetin social “Facebook”.

Dyshja shihen në ashensor, teksa Daku ka shkrepur foton, megjithatë pa zbuluar fytyrën e partneres së tij.

FOTO/ Mirlind Daku në një histori të re dashurie, kush

Kujtojmë që pas Europianit, djemtë e Kombëtares janë në fokusin e publikut, sidomos ata beqar.

Ndaj edhe ditët e fundit, Mirlindi ka dalë nga lista e djemve single, për të shijuar kështu këtë histori të bukur dashurie që ka nisur me vajzën misterioze.

Sulmuesi i Shqipërisë, ka tërhequr interesin e disa skuadrave mes tyre është edhe Cagliari nga Serie A, por në orët e fundit në skenë ka dalë edhe një klub tjetër. Mediat italiane raportojnë se edhe Genoa, po monitoron situatën e tij.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Madje interesin për të nga klubi italian e pranoi edhe vetë babai i sulmuesit gjatë një interviste në Rusi.

Fjalën e fundit do ta thotë klubi i Rubin Kazani, që për momentin nuk ka vendosur ende nëse do ta shesë apo jo Dakun.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us