ALARMANTE/ Var veten në banesë 28-vjeçari (vetëvrasja e shtatë brenda dy ditëve)

Policia njofton se sot, me datë 17.08.2024, në rrugën “Perlat Rexhepi”, është vetëvarur në banesë shtetasi J. M., 28 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Brenda dy ditëve, raportohet shtatë vetëvrasje në vend

Po sot, në rrugën “Hamdi Sina”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5-të i pallatit, shtetasja 78 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në mesditë, një 60-vjeçare u gjet e vetëmbytur në Liqenin Artificial të Tiranës.

Polumbarët e RENA-s ka gjetur ditën e djeshme trupin e pajetë të një 21-vjeçari, që dyshohet se është vetëmbytur në kanalin me ujë në fshatin Çukas.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Ndërsa një 23-vjeçare, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, u hodh nga kati i pestë i pallatit të saj, në rrugën “Asim Vokshi”.

Një 81-vjeçare është vetëvarur në banesën e saj tek Medreseja në Tiranë dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us