Sulmuesi shqiptar i lë “targën” Mbappes me shokë, shpallet “Lojtari i Ndeshjes” nga LaLiga

Real Madrid nuk ia del të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e parë të La Liga. Kampionët në fuqi u ndalën nga Mallorca në transfertë në ndeshjen e përfunduar me rezultatin 1-1.

Ishin Los Blancos që kaluan të parët në avantazh me Rodrygo në minutën e 13′ duke diktuar lojën në pjesën e parë. Por, në startin e të dytës ishte sulmuesi dardan Vedat Muriqi që riktheu baraspeshën me një gol mjaft të bukur me kokë.

Muriqi pas paraqitjes së djeshme u shpall “Lojtari i Ndeshjes” nga LaLiga. Kështu i la “targën” yjeve të Real Madrid ku ndër të tjerë përmendim Vinicius, Bellingham dhe Mbappe.

Lajme të tjera |  Disfata ndaj Izraelit lë shenja, Kombëtarja shqiptare humbet pozicion në renditjen e FIFA-s

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us