Breshëri shkakton humbje te fermerët në Korçë, të dëmtuar 15 hektarë me vreshta e drurë frutorë

Breshëri që përfshiu disa rajone të Korçës pasditen e të dielës  u shkatërroi të mbjellat fermerëve të zonës. Dëmet më të mëdha u konstatuan në fshatrat Pirg dhe Vreshtas. Vreshtat janë kulturat më të prekura. Specialistët e drejtorisë së bujqësisë përllogarisin rreth 15 hektar të dëmtuara.

Me ndryshimet e klimës breshëri është kthyer në një fenomen të zakonshëm  në këtë rajon. Fermerët sipas specialistëve duhet të përshtatin kulturat frutore me kushtet e reja të motit. Ndërrimi i varieteteve klasike me varietete më rezistente dhe aplikimi i rrjetave anti breshër janë disa prej sugjerimeve të tyre.

Në rajonin e Korçës dy vitet e fundit kushtet e motit kanë sjellë dëme të konsiderueshme në bujqësi.

Lajme të tjera |  Berisha e Balla "bien dakord" për Zvërnecin, socialisti iu kërkon llogari deputetëve të tjerë të PD: S'po ju marrim vesh

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us