VIDEO/ Sezoni i ri, por kampionët e Leverkusenit nuk heqin dorë nga fitoret dramatike! Goli i Virc në minutën e 101-të dhe perla e Xhakës vendosin sfidën

Kampionët e Bajern Leverkusen, e nisën sezonin, me një fitore dramatike, nga ato që u mësuam shpesh t’i shikonim në edicionin e kaluar. Duket se “aspirinat” nuk kanë hequr dorë nga zakoni i vjetër, teksa triumfuan mbrëmjen e sotme ndaj Borusia Mynshengladbah me rezultatin 2-3. Sfida u vendos nga goli i shënuar nga Virc në minutën e 101-të. 

Ndeshja hapëse e edicionin e ri të Bundesligës,  nis me një gol spektakolar nga distanca të shënuar nga Granit Xhaka. Luhej minuta e 12-të, kur Xhaka nga një top i kthyer me një goditje të fuqishme pothuajse nga 30 metra arriti të shënojë për 1-0.    

Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 38-të, Florian Virc dërgoi rezultatin në 2-0 në të mirë të kampionëve gjerman.  

Në fundin e pjesës së parë, vendasit shënuan me Tim Kleindienst, por goli u anulua nga VAR, ndërsa me ë filluar pjesa e dytë , ndeshja u ndërpre për disa minuta shkaku i fishekzjarrëve.   

Borusia Mynshengladbah u kthye në lojë në minutën e 60-të me golin e shënuar nga Niko Elvedi për 2-1.  

Kjo iu dha zemër vendasve që vazhduan me sulme, ku Tim Kleindienst shënoi për 2-2 pas asistimit të Kevin Stoger.  

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Por, Bajer Leverkusen siç jemi mësuar tashmë nga sezoni kaluar, fitoi penallti në kohën shtesë dhe Virc pasi gaboi njëherë nga topi i kthyer shënoi për 3-2. Kësisoj “Aspirinat” e nisin mbrojtjen e titullit me një fitore në një fushë të vështirë. 

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us