Burreli sfidon Flamurtarin në transfertë, trajneri Bicaj: Në Vlorë e vështirë, por jo e pamundur

Ashtu si një vit më parë edhe këtë sezon matjanët do ta nisin në transfertë. Edicionin e kaluar ishin mysafirë në Ballash, ku u mundën nga Bylisi me rezultatin minimal 1-0, ku shënoi Lajthia. Burreli e nis sezonin 2024-2025 në Vlorë, ku do të ndeshet me Flamurtarin vendës.

“E nisim kampionatin në një fushë të fortë, siç është kjo e Vlorës, si dhe ndaj një skuadre që me investimet e bëra konsiderohet pretendente për të arritur Superioren. Parashikoj një ndeshje shumë të luftuar nga të dy skuadrat. E kemi përgatitur ndeshjen në të gjitha detajet dhe shpresojmë të dalim me kokën lart. Jam optimist se skuadra do të dijë ta thotë mirë fjalën e saj në Vlorë”, u shpreh për “Panorama Sport” numri një i pankinës matjane, Ditmar Bicaj.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Skuadra ka udhëtuar dje drejt Vlorës me tre mungesa në formacion. Sipas trajnerit Bicaj, mësojmë se për arsye dokumentacioni në ndeshjen e sotme nuk do të ketë shërbimet e Jakut, Murland dhe Hozes. Drejtuesit matjan shpresojnë që ndeshjen e ardhshme ndaj Valbonës, treshja të jetë pjesë e formacionit bazë. Burreli ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë verës, ndryshime që nisën nga stoli drejtues dhe përforcimet në çdo repart.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us