VIDEO/ Tund rrjetën në Seria B, sulmuesi i Kombëtares shqiptare hesht stadiumin

Zhbllokohet më në fund sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni. 23-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Frosinones në duelin ndaj Specias të vlefshme për javën e dytë të Serisë B. 

Pas asist të Darboe, talenti shqiptar, arriti të tunde rrjetën, një gol që i mungonte që nga 6 nëntori i vitit të kaluar, kur shënonte ndaj Empolit në Serinë A.

Ky është goli i dytë i Çunit me fanellën e Frosinones. Shqiptari kërkon që të shndërrohet në pikë referimi në sulmin e skuadrës italiane. Vlen të theksohet fakti se Çuni është një produkt i akademisë së Bajernit dhe pritet shumë nga ai.  

GOLI I ÇUNIT: VIDEO 

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us