Ish-sulmuesi i Kombëtares Shpresa transferohet te gjermanët e Hamburgut

Klubi i njohur gjerman HSV Hamburg, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur sot ka transferuar sulmuesin shqiptar të Kosovës, Ermir Sahiti, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Kombëtares Shpresa të Shqipërisë.

“Ne kemi transferuar Emir Sahitin nga Hajduk Spliti në një marrëveshje afatgjatë”, thuhej shkurtimisht në postimin e Hamburgut në Facebook.

Ndërkohë një prononcim të shkurtër e dha edhe Sahiti pas kompletimit të transferimit të tij në Gjermani.

“Hamburgu është një ekip i madh me tifozë të mrekullueshëm. Mezi po pres që të futem në fushë dhe të jap maksimumin”, ka thënë Sahiti.

Sezonin që lamë pas Sahiti u aktivizua në 32 ndeshje me Hajduk Splitin duke arritur që të shënojë katër gola dhe të asistojë në katër të tjerë.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Sa i përket sezonit aktual, ai numëronte katër paraqitje me fanellën e klubit kroat, por që ende nuk e kishte gjetur rrugën e rrjetës.

Në total ai kishte zhvilluar 121 ndeshje për ekipin e parë, duke arritur që të shënojë 18 gola dhe të asistojë në 16 të tjerë, teksa ka fituar dy herë Kupën e Kroacisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us