Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e dyfishtë me armë zjarri në zonën e Don Boskos në Tiranë. Dy të plagosurit, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi kishin qenë duke konsumuar një kafe në një nga lokalet e zonës, kur një person u është afruar dhe ka shtënë me armë zjarri.
Plumbat e kanë kapur në gjoks Metushin, ndërsa Elezaj i ka marrë plagët në këmbë. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Por të dy të plagosurit ndodhen për momentin në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.





