ZYRTARE/ Vllaznia gjen më në fund zëvendësuesin e Balajt, prezantohet sulmuesi i Kombëtares së Gabonit

Vllaznia gjen më në fund një zëvendësues për Bekim Balajn. Klub shkodran ka prezantuar pasditen e sotme sulmuesin Edlin Randy Essang-Matouti i cili ka firmosur një kontratë 3-vjeçare dhe bëhet menjëherë pjesë e kuqebluve.

Essang-Matouti vjen nga Gaboni ku ka debutuar edhe me Kombëtaren, ndërsa pritet të jetë një përforcim për qendrën e sulmit. 21-vjeçari u federua në ditën e fundit të merkatos dhe sot mbërriti në Shkodër ku u prezantua në ‘Loro Boriçi’.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se pjesë e tij do të jetë dhe futbollisti Edlin Randy Essang Matouti. Lojtari dhe klubi kanë firmosur sëbashku një kontratë trevjeçare. Ai është federuar ditën e fundit të mbylljes së merkatos, ndërkohë që sot ka mbërritur në Shkodër për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Matouti është 21 vjeç, luan në repartin e sulmit dhe kohët e fundit ka debutuar edhe me kombëtaren e vendit të tij Gabon. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Essanga Matouti!”- shkruan klubi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us