Djegia e mandateve, Meta shigjeton sërish Kryemadhin: si mund ta bënte gruaja pa dijeninë e burrit? Asnjë nuk çoi një mesazh për…

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nuk i ka kursyer “shigjetat” drejt ish bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.

Në një konferencë për shtyp, Meta ripërsëriti edhe njëherë se ka qenë kundër djegies së mandateve dhe se gjithçka ka ndodhur nga nepotizmi.

“Kam qenë kundër mandateve dhe jam mashtruar në solidaritet, e dija që mund ti digjte kryetarja me lulushin, por jo te tjerët. Ata që komunikuan me presidentin nuk ua thanë qëndrimin e presidentit, deputetëve të pranishëm. Asnjë nga ata nuk i çoi një  mesazh presidentit për vendimin katastrofal që morën.

Kjo ndodhi për shkak të nepotizmit. Si mund ta bëjë gruaja pa dijeninë e burrit, janë gjera të kaluara këto dhe jam i qartë në këto çështje dhe të tjera që do i provojë koha”-u shpreh Ilir Meta.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us