“Nuk ishte dita jonë, jemi nivel të njëjtë me Gjeorgjinë”, Ylber Ramadani: Shkuam pas Kvaratskhelias, e shfrytëzuan këtë

Shqipëria është mposhtur 0-1 në “Air Albania” nga Gjeorgjia. Një “humbje” që dhemb për kuqezinjtë, të cilët humbasin shansin të jenë të parët e grupit B1. Në përfundim të ndeshjes për mikorofnin e SuperSport foli mesfushori Ylber Ramadani.

“Ndeshje e vështirë, donim të sulmonim, por ata u mbrojtën me 5 e pastaj edhe me 3 mesfushor. Na vuri në vështirësi. Gjeorgjia është shumë e fortë, por edhe ne. Sot nuk ishte dita jonë, por jemi në nivel të njëjtë.

Ata e përgatitën ndeshjen mirë me kundërsulme, Bënë gol dhe ishte shumë e vështirë t’i çanim mbrapa.

Kur dilnim në sulm duhet të isha afër Kvaras, ai bëri diferencën me ne që i shkonim pas dhe të tjerët shfrytëzuan mundësinë”, tha Ramadani.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us