Moti i keq në vend/ Reshje të dendura shiu dhe përmbytje

Vendi ynë është gjatë mbrëmjes së djeshme është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe temperaturat e ulëta. Gjatë natës shirat e dendura shkaktuan probleme në Shkodër, ku për shkak të erës së fortë disa pemë janë rrëzuar.

Sinoptikanët paralajmërojnë se për shkak të motit të keq në ditët në vijim, 6 qytete rrezikojnë të përmbyten. Qytetet më të rrezikuara janë, Shkodra, Lezha, Kruja, Laçi, Tirana si dhe disa zona të Elbasanit. Gjithashtu, paralajmërimi lëshohet edhe për Qarkun e Vlorës për shkak të reshjeve të shiut me intensitet të lartë. Moti pritet të kthjellohet në mesin e javës së ardhshme.

“Zonat të cilat do të rrezikohen nga përmbytjet për shkak se do të kemi intensitet mesatar lokalisht intensive të reshjeve do të jenë Shkodra, Lezha, Kruja, Laçi, Tirana, zona të izoluara të Elbasanit dhe disi më ndryshe zonat jugore. Nga mesnata dhe deri në mesditën e së shtunë do të jetë Qarku i Vlorës i rrezikuar me përmbytje lokale për shkak të intensitet të reshjeve. Ka patur erë të fuqishme dhe do jetë problematikë përgjatë gjithë fundjavës, në tokë 75 km në orë dhe më e fuqishme do të jetë në det të hapur. Ka një dobësim të reshjeve vetëm ditën e dielë. Java tjetër do të jetë ë paqëndrueshme deri në mesin e saj”, tha sinoptikanja Lajda Porja.

Lajme të tjera |  "Ça ke bërë o yll i Kavajës tërë këto ditë" - Zegjine Çaushi s'i ndahet Gaz Bardhit, e pyet se ku është fshehur pas zgjedhjeve

Sinoptikanët paralajmërojnë se i gjithë muaji shtator do të jetë me reshje shiu, për shkak të masës së ftohtë që vjen nga Poli i Veriut. Të gjitha vendet në Ballkan do të jenë të prekura nga reshjet e dendura të shiut dhe temperaturat e ulëta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us