Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, plagosen dy persona

Një përplasje me armë ka ndodhur sot në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, ku dy persona janë plagosur gjatë një përplasjeje që ka përfshirë edhe armë zjarri.

Sipas informacionit të parë, dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke kryer hetime për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij episodi të dhunshëm.

Deri tani, motivet e incidentit mbeten të paqarta, dhe autoritetet po punojnë për të mbledhur të gjitha informacionet e nevojshme për të zbardhur ngjarjen.

Lajme të tjera |  Ushqime të shtrenjta? Shqipëria mbajti rekord për peshën e bujqësisë në Europë më 2024

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us