Sondazhet e PS tregojnë rritje të elektoratit gri, Rama i “shqetësuar”: Ja mesazhi për socialistët

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mbledhja që kryeministri Edi Rama zhvilloi në mesditë në Pallatin e Kongreseve me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë.

Gazetarja Fjorela Beleshi zbuloi se Rama u ka kërkua të gjithë kryebashkiakëve që të nisin të luftojnë për një mandat të katërt dhe beteja sipas kryeministrit nuk do të jetë për të mposhtur kundërshtarët e opozitës, por për të bindur elektoratin gri.

Shefi i qeverisë duket i shqetësuar nga rritja e numrit të votuesve që bëjnë pjesë në grupin asnjëanës dhe kjo frikë është e ndërtuar mbi rezultatet e sondazheve të brendshme të Partisë Socialiste.

“Socialistët janë të shqetësuar me elektoratin gri, i cili ka ardhur në rritje në vitet e fundit sipas sondazheve të brendshme të së majtës. Për këtë arsye Rama ka kërkuar që socialistët të shkojnë drejt këtij grupi votuesish për të mos lënë që vota e elektoratit gri të shkojë te PD e as te partitë e reja që kanë dalë në skenën politike. Jo vetëm në këtë takim por në çdo forum të PS është ngritur si shqetësim pjesa e sondazheve të brendshme”, raportoi Beleshi.

Edhe në retreat-in që u zhvillua të premten në Elbasan u është bërë me dije deputetëve socialistë se sondazhet e 10 viteve të fundit nga 2014 në 2024, tregojnë se elektorati i PS ka rënë.

Lajme të tjera |  "Blindohen" burgjet për zgjedhje, mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote

Analiza e partisë në pushtet tregon po ashtu se votuesit e humbur nuk kanë shkuar te kundërshtari politik, por kanë mbetur të ngrirë duke refuzuar të zgjedhin midis alternativave në garë.

Për këtë arsye fokusi i socialistëve është që të bindin elektoratin gri që të votojë për ta në zgjedhjet e 2025 dhe programi i tyre mban emrin: “beteja votë më votë”.

Kanë bërë një projekt për patronazhimin e çdo votuesi në të gjithë Shqipërinë për të mos lënë asgjë surprizë për ditën e zgjedhjeve”, raportoi më tej Beleshi.

Sipas gazetares së A2, PS po ashtu synon që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen më 11 Maj, datë kjo që përkon me të djelën e fundit e periudhës që parashikohet në Kodin Zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us