Kategoritë/ Qeveria miraton indeksimin e pensioneve me 4.1%, përfitojnë 791 mijë pensionistë nga 1 tetori

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për indeksimin e pensioneve me 4.1%

Ministri Gonxhe: Miratohet indeksimi 4.1% i pensioneve, mbi 791 mijë përfitues nga 1 tetori. Synimi kryesor i indeksimit është të ruajmë fuqinë blerëse. Qeveria e Shqipërisë i ka në vëmendje të veçantë pensionistët, të kemi një jetë sa më të denjë për ta dhe për këtë po punojmë, për të pasur një rishikim të skemës dhe mundësive për të arritur në një rritje të të ardhurave për këtë kategori.

Në çfarë është puna për rishikimin e pensioneve

Gonxhe: Nuk them dot shumë detaje, po përqendrohemi të barazia mes të ardhurave të profesioneve të njëjta por dalja e pensioneve në vite të ndryshme. Synim është të shikojmë nivelet dhe kategoritë e çfarë do lloji profesioni

Ministri Gonxhja: “Vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve 4.1 përqind. Nis me pagesat e muajit tetor. Përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave.

Lajme të tjera |  Situata e zjarreve në vend, 58 vatra zjarri në 24 orët e fundit, Tirana dhe Fieri zonat më të prekura

Sa i përket indeksimit të pensioneve, efektet llogaritet në 1.693 milion vetëm për tre muajt e 2024

Synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse. Qeveria i ka në fokus, sfidë që të rrisim të ardhurat e pensionistëve që të kemi një jetë sa më të denjë për ta.

Po studiojmë mënyrat që të kemi një rishikim të skemës dhe mundësive për të patur një rritje, duke nisur me rritjen e bonusit të fundvitit. Në mes të tetorit nis një proces ku do të shihet rishikimi i pensioneve”, u shpreh ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us