Kategoria e Dytë/ Shkumbini, Oriku, Butrinti dhe Luftëtari e nisin me fitore, Turbina bën paqe me Devollin (REZULTATET)

Ditën e sotme Grupi i B i Kategorisë së Dytë luajti javën e parë të kampionatit. 5 sfida mjaft interesante, në të cilat u shënuan edhe 13 gola përgjatë 90 minutave respektive.

Luftëtari e nisi me fitore në shtëpi, duke mposhtur Tomorin 1-0. Golin për gjirokastritët e shënoi Vucaj në minutën e 59-të. Në ndeshjen tjetër, Shkumbini fitoi pa probleme në transfertë ndaj Memaliajt me rezultatin 0-3. Golat për Shkumbinin u shënuan nga Mustafaj, Camara dhe një autogol i Matushit.

Në krahun tjetër, dygolëshi i Shkrelit i dha fitoren 2-0 Orikut përballë Këlcyrës. Në ndeshjen e tjera, Turbina barazoi 2-2 me Devollin, ndërsa Butrinti fitoi 2-1 kundër Delvinës.

Luftëtari 1 – 0 Tomori (Vucaj 59′)

Memaliaj 0 – 3 Shkumbini (Mustafaj 22′, Camara 49′, Matushi AG 59′)

Këlcyra 0 – 2 Oriku (Shkreli 13′, 26′)

Turbina 2 – 2 Devolli (Ismailaj 37′, Ranxha 68′ / Ivani 44′, Ibrahim 45′)

Butrinti 2 – 1 Delvina (Tafa 47′, Llana 83′ / Arroyo 86′)

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ 23 milionë euro, Inter “fshin” Kristjan Asllanin nga ekipi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us