Ardian Ismajli duket se po luan ndeshjet më të mira në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares është një lider i padiksutueshëm te Empoli.
27-vjeçari në sfidën ndaj Cagliarit ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Falë paraqitjeve të tij është zgjedhur në formacionin e javës në Serie A.
Ismajli vendoset përkrah eyjeve të Serie A, ndërsa “zapton” kështu një vend në repartin e mbrojtjes. Gjithashtu është vlerësuar me notën 7.88.





