VIDEO/ Nedim Bajrami më i miri në fushën e lojës, goli i shqiptarit udhëheq Rangers në fitoren ndaj Malmo

Rangers mposhti Malmo në transfertë duke nisur në mënyrën më të mirë këtë edicion të Europa League. Skocezët fituan me rezultatin e pastër 0-2 dhe protagonist absolut ishte lojtari i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

Mesfushori shënoi golin e parë 55 sekonda nga starti i lojës duke rikthyer ‘Deja Vu’ nga ai gol historik në Euro 2024. Bajrami ishte më i mii në fushën e lojës duke tentuar edhe disa herë të tjera golin apo asist, por pa qenë i suksesshëm. Performanca e shqiptarit u vlerësua me notën më të lartë 8.8 nga SofaScore.

Paralelisht u luajt edhe ndeshja Fenerbahce – Royale Union ku turqit fituan 2-1 me golin e Soyuncu dhe autogolin e Burgess, ndërsa belgët shënuan me penallti në minutën e fundit.

Lajme të tjera |  “Politika është k*rvë”, Egla Ceno para ndeshjes Shqipëri – Serbi: Të tregojmë se në trojet tona jemi më të mirë se ata

Goli i Bajramit:

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us