VIDEO/ Napoli i Contes ‘i frikshëm’, zgjon ‘bishën’ Lukaku dhe vijon kryesimin e Serie A

Napoli mposhti Comon në stadio ‘Maradona’ me rezultatin 3-1, sfidë e vlefshme për javën e 7-të të Serie A.

Pas një starti negativ të sezonit, tashmë të kaltrit nuk kanë të ndalur teksa Antonio Conte po ndërton një ekip të frikshëm. Rizgjimi i Romelu Lukakut është pika kryesore e kësaj skuadre që ka sulmin më të mirë në kampionat së bashku me Milanin dhe një nga mbrojtjet më të mira.

Scott McTominay, i asistuar nga Lukaku, zhbllokoi sfidën pas vetëm 25 sekondave lojë, por u barazua nga Strefezza pak para fundit të pjesës së parë. E dyta nisi e njëjtë si e para me Lukakun që do të kthente një 11-metërsh në gol duke rikthyer avantazhin. Pak para fundit të ndeshjes sërish Lukaku do të asistonte për David Neres i cili do të mbyllte llogaritë me golin e tretë.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

Napoli merr fitoren e 3-të rradhazi që e mban në krye me 16 pikë, 4 më shumë se Juventus dhe 5 nga Milani, Inter, Torino që kanë një ndeshje më pak. Sfida e rradhës për djemtë e Contes do të jetë ndaj Empolit të Ismajlit pas pauzës së kombëtareve.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us