“Të flisja me laraskat?”, banorët në Vlorë humbasin shtëpitë: Telefonuam bashkinë, por nuk na u përgjigjën

Përmbytjet në Vlorë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe biznese. Dy qytetare rrëfyen për mediat se çdo gjë që kanë pasur në shtëpi ia ka marrë uji. Në një rrëfim për mediat, ato u shprehën se nuk kishin as mundësi të kërkonin për ndihmë për shkak të ndërprerjes elektrike. Njëra prej banoreve tha se telefonuan bashkinë, por askush nuk iu përgjigj. Për to, situata shkoi në këtë pikë sepse Bashkia e Vlorës nuk kishin pastruar kanalet.

“Oriz, makarona, çfarë kisha, të tërë kanë ikur poshtë. Nuk do çfarë të them. Që andej, që këtej, nuk dihej nga vinte uji. Ka ndodhur edhe një vit, por jo kështu. Të bëjë televizori. Kërkuar ndihmë? Ku të kërkosh, internet nuk kishe, me laraskat, me ç’të kërkojë. Natën e kaluam jashtë. Kam fjetur në këtë shtëpinë time, aq sa ke fjetur ti. Ne jemi pensionistë, kam edhe një motër të sëmurë. Rroba nuk kemi. Kishim dy pako makarona aty, ikën. Gjithçka në pushtetin e ujit. Tërë natën pa gjumë, s’po e mbarojmë ujin akoma. Ku do kërkoje ndihmë, as drita, asgjë”, tha një nga banoret

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

“Është hera e dytë që përmbytemi, herën e parë na tha Bashkia do ju ndihmojmë, asgjë. Mospastrimi i kanaleve. Na kanë lënë pa bukë fare. Djali mbeti brenda, jemi ngritur gjithë fisi e pastruam. Tham se zuri shi si gjithmonë. Jemi mbytur brenda, notonte frigoriferi i mbushur plot mbi ujë. Të gjitha plaçkat, asgjë s’ka ngelur. Vetëm dy televizorë kanë shpëtuar. Kërkova ndihmë dhe radhën e parë, na erdhi komisioni me gjithë kryetarin, na dhanë ndonjë copë pulle që do na vlerësonin plaçkën. Kjo është plaçkë e dytë që ka ikur, s’na e dhanë shpërblimin”, tha banorja tjetër.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us