Më në fund shënoi, Dardan Vuthaj i ‘çliruar’: E kam përjetuar shumë, kam ardhur me kokën ulur këtu

Egnatia rikthehet më në fund te fitorja duke mposhtur minimalisht Skënderbeun në Korçë. Goli i Dardan Vuthaj i dha 3 pikët e arta rrogozhinasve. Heroi i rrogozhinasve foli pas ndeshjes për RTSH Sport ku u shpreh i kënaqur që më në fund u zhbllokua.

“Një gol i rëndësishëm në fushë të vështirë. I gëzuar dhe shpresoj të na ecë sa më mbarë.

Goli është kryesorja për një sulmues dhe e kam përjetuar shumë këto javë. Ndodhin, por sot u zhbllokova dhe morëm 3 pikë të rëndësishme.

Ka patur sulmuesa të mirë, por kam ardhur me kokën ulur dhe shpresoj të bëj sa më mirë”, tha Vuthaj.

Lajme të tjera |  “Me trajnerin e ri bëjmë lojë më sulmuese”, Elseid Hysaj tregon momentin e tensionit: Ja pse veprova ashtu ndaj autorit të golit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us