Anulimi i seancës plenare, PD: Vendim personal i Elisa Spiropalit, antikushtetues

Kuvendi lajmëroi dje se është anuluar seanca plenare që do të zhvillohej sot në orën 10:00, për shkak të vizitës së presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. Pas vendimit të Kuvendit, ka reaguar Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, duke thënë se anulimi i seancës plenare është antikushtetues.

“Anulimi i seancës me vendim personal të Elisa Spiropalit është antikushtetues dhe bie ndesh me çdo parim demokratik të funksionimit të Parlamentit. Kuvendi nuk është qelia personale në burg e Pëllumb Gjokës, që për shkak të lidhjeve me pushtetin, ai e hap e mbyll sa herë dëshiron. Kuvendi është tempulli i përfaqësimit të qytetarëve, që nuk mund të trajtohet kurrë si qelia e Pëllumb Gjokës”, thuhet në reagimin e PD.
Grupi Parlamentar i PD edhe për këtë seancë kishte paralajmëruar kaos, duke thënë se gjërat nuk do të jenë më normale. 24 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga seancat plenare për shkak të dhunës dhe kaosit të shkaktuar.

Lajme të tjera |  Rama shkon në Mal të Zi, në kulmin e protestave

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us