Zv. kryetari Grupit të CDU në Bundestag takohet me Tabakun: Mbështetje e fortë për Integrimin Europian të Shqipërisë dhe PD-në

Zëvendës kryetari i Grupit të CDU/CSU në Bundestag dhe njëkohësisht kryetari i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, Johan Wadephul, ka pasur një mëngjes pune me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, në Bundestag.

Deputeti i CDU dhe një njohës shumë i mirë i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, ndau pas takimit një foto në rrjetin social X (dikur Twitter) me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku.

Wadephul, një figurë e rëndësishme e CDU-së, ka qenë një nga mbështetësit e procesit të integrimit dhe një figurë e njohur për shqiptarët për shkak të pozicionit të tij në Bundestag. Gjatë takimit të tyre, Wadephul theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe të avancimit të procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Berisha sulmon ish-bashkëpunëtorin e tij: Ilir Rusmaili s’ka ligj e moral, i ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

Ata diskutuan rreth mënyrave për të përshpejtuar reformat që do të ndihmonin në plotësimin e kritereve të BE-së dhe për të rritur angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu, ata theksuan rëndësinë e forcimit të mekanizmave të përgjegjshmërisë për të garantuar transparencën dhe qeverisjen e mirë.

Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu edhe mbështetja e Gjermanisë në avancimin e këtyre proceseve, si dhe rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Tabaku theksoi domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si një shkak kryesor për të pasur një demokraci institucionale dhe perëndimore. Në diskutim u fol edhe për masat kundër korrupsionit që kërkojnë një vullnet të qartë politik të mazhorancës.

“Takim i shkëlqyer me Kryetaren e Komisionit të Çështjeve të BE-së në Parlamentin Shqiptar, mikeshën time, Jorida Tabaku. Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe përparimin në procesin e integrimit në BE. Duhet të përdorim momentumin për bashkëpunim më të ngushtë mes EPP dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë, ” shkruan në postimin e tij Wadephul.

Lajme të tjera |  Kontrata 6 mln USD e lobimit të PD në SHBA, Berisha: Firma në dokument vetëm për shërbimin që merr partia nga fondacioni

Takimi me Wadephul vjen në një moment kyç për Partinë Demokratike, duke theksuar mbështetjen e fortë të CDU/CSU për një bashkëpunim më të gjerë mes Partisë Demokratike, familjes së Partive Popullore Europiane (EPP) dhe partnerëve të tyre në Gjermani. Ky bashkëpunim synon të përshpejtojë përparimin e Shqipërisë drejt rrugës së saj europiane dhe të sigurojë mbështetjen e nevojshme për reformat e domosdoshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us