Ilir Meta u la në burg, Tedi Blushi: Vendim i neveritshëm dhe i papranueshëm. Akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor!

Tedi Blushi e ka cilësuar vendim të neveritshëm dhe të papranueshëm vendimin e GJKKO për të lënë në burg, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Vendimi i sotëm politik të kamikazëve të ramaformës në GJKKO, apo Gjykatën Kombëtare kundër opozitës,  për të lënë në burg politik, pa prova dhe pa fakte, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ndikuar nga mafia ndërkombëtare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama është akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor. Tregon kapjen për fyti dhe asgjësimit të drejtësisë të vendosur në shërbim të pushtetit.

Ky vendim i turpshëm, i neveritësh, i papranueshëm, kundër opozitës, konfirmon rëshqitjene Shqipërisë në diktatorë, ëshë vijim i agresionit të pastër terrorist të narkoshtetit dhe mafies ndërkombëtare kundër presidentit Ilir Meta, PL, opozitarizimit të vërtetë, demokracisë, që u konsumua sot në sallën e gjyqit”, tha Blushi.

Lajme të tjera |  Nis protesta e 5-të radhazi, qytetarët protestojnë sërish te Kryeministria me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us