“Ditë shumë të vështira”, Erisa Xhixho: Meta do drejtojë partinë nga burgu, lajmin për urdhërarrestin babit mu desh t’ia thoja vetë

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se Ilir Meta do të vijojë me drejtimin e partisë nga burgu.

“Partia e Lirisë e ka presidentin e saj, Meta do e drejtojë partinë edhe në kushtet e arrestit me burg, që është i panevojshëm, ata mund të vendosnin edhe dje për detyrim paraqitje, për sa kohë është paraqitur sa herë është kërkuar.

Kemi rastin e Trump, që kandidon sot për president të SHBA edhe pse ka 34 akuza. Arrest me burg është  e pajustifikuar dhe jo proporcionale”, tha Xhixho në Report Tv.

Arrestimin e Metës e quan një përdorim që po i bëhet drejtësisë për të goditur opozitën. Xhixho thekson se nuk do të tërhiqen për asnjë arsye nga aksioni opozitar.

“Ne do vazhdojmë me aksionin opozitar, protestën e 29 nëntorit dhe me takim me qytetarët dhe denoncimet. Nuk na tremb asnjë përdorim i drejtësisë për t’i mbyllur gojën opozitës”, përfundoi Xhixho.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Në dosjen që SPAK ka kopsitur për Ilir Metën i akuzuar është dhe babai i saj Pirro Xhixho, i cili po hetohet për akuzën e korrupsionit pasiv për kohën që ka qenë në krye të AKEP. Xhixho thotë se pranon se janë ditë të vështira për familjen e saj dhe se në dosje nuk ka prova që vërtetojnë fajësinë e të atit

“Së pari unë e kam marrë vesh nga mediat. Ka qenë një situatë shumë e vështirë për familjen time. Më është dashur të lajmëroj vetë babain tim. Kjo nuk është normale.

Më parë duhej të lajmëronin ne më pas mediat. Unë vlerësoj vendimin e gjykatës që dha dje për zbutjen e masës për babanë tim duke pasur parasysh gjëndjen dhe kushtet ku ndodhet babai im.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Dy tre ditë shumë të vështira dhe të shokuara, mund të them edhe pse u gëzuam për ndryshimin  e masës por jemi të revoltuar se unë dhe avokatët kemi parë dosjen. Nuk ka provë as fakte që implikon drejtorin e AKEP në përfitime personale.

AKEP është një institucion kushtetuese që zgjidhet nga parlamenti dhe funksionon nga bordi ku vendimet janë kolegjiale. Nuk ka provë që të implikojë babanë time. Do të ndjekim procedurën ligjore me bindjen e thellë se do dalë i pafajshëm” tha Xhixho

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us