Kategoria e Dytë/ Sopoti mposht me përmbysje Ilirinë, Luzi “masakron” Murlanin. Fitojnë edhe Besëlidhja me Naftëtarin (REZULTATET)

Ditën e sotme janë zhvilluar 6 ndeshjet e grupit A të Kategorisë së Dytë. Këto sfida ishin të vlefshme për javën e 5-të të kampionatit.

Sopoti ia doli që të fitonte me përmbysje 2-1 përballë Ilirisë. Në krahun tjetër, Luzi “masakroi” 7-0 Murlanin, kurse Besëlidhja fitoi pa probleme me rezultatin 3-1 kundër Tërbunit.

Në ndeshjet e tjera, Veleçiku barazoi pa gola ndaj Basania, ndërsa Gramshi barazoi 1-1 me Albanët. Në sfidën tjetër, Naftëtari mposhti 3-0 Adriatikun.

Ndeshjet e grupti A:

VELEÇIKU 0 – 0 BASANIA

BESËLIDHJA 3 – 1 TËRBUNI

NAFTËTARI 3 – 0 ADRIATIKU 

SOPOTI 2 – 1 ILIRIA 

LUZI 7 – 0  MURLANI

GRAMSHI 1 – 1 ALBANËT

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us