Takimi i Ramës me shqiptarët në Selanik/ Greqia bllokon ekipet e gazetarëve, prej orësh nuk lejon kalimin në doganën e Kapshticës

Teksa vetëm disa orë na ndajnë nga takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Selanik, gazetarët duken se po hasin probleme.

Gazetarët shqiptarë janë ndaluar në kufi, ku nuk u është lejuar kalimi nga autoritetet greke, nën pretendimin se nuk kanë në rregull procedurat.

Kjo e fundit është mohuar nga vetë ata, të cilët raportojnë se autoritetet kanë qenë njoftuar për emrat e punonjësve të medias që do të shkojnë në Selanik.

Sipas gazetarëve shqiptarë policia kufitare greke nuk i ka lejuar të kalojnë pa marrë një autorizim nga Ministria e Jashtme e Greqisë.

Ndërkohë në Selanik për sigurinë e eventit kanë mbërritur edhe forcat e Gardës së republikës dhe Reneas, ndërsa policia greke ka vënë në dispozicion forca të shumta policore.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 7 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Mësohet se grupimet ekstremiste të djathta greke kanë deklaruar se do të protestojë jashtë sallës ku do të mbahet takimi i kryeministrit me diasporën shqiptare në një hotel në Selanik.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us