Regi Lushkja do të mungojë ndaj Vllaznisë në javën e ardhshme të Superligës.
Mesfushori i Egnatias u ndëshkua me karton ndaj Tiranës për të plotësuar kështu numrin e përgjithshëm 4.
Lushkja humbet një sfidë tepër vendimtare për fatin e sezonit të rrogozhinasve.
Një mungesë që shton dhimbjet e kokës për trajnerin Edlir Tetova që duhet të bëj llogaritë pa një titullar stabël në këtë sezon të Superligës.





