Krujë/ Vetura merr përpara kopenë me dele në Borizanë, ngordhin rreth 15 kokë! Dëmi 3 mijë euro

Një aksident ka ndodhur rreth mbrëmjes së sotme në Borizanë të Krujës.

Një autoveturë ka marrë përpara një tufë me bagëti të imta në rrugën kryesore, duke vrarë shumë prej tyre dhe shkaktuar një dëm ekonomik prej 3 mijë eurosh fermerit që i kishte në pronësi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, teksa nga pamjet në video mund të shihen pasojat e rënda që ka shkaktuar, ku rreth 15 kokë dele qëndrojnë të përgjakura në rrugë.

Shoferi i mjetit raportohet se nuk ka pësuar lëndime, teksa Policia ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Vetëm pak ditë më parë një tjetër veturë vrau 36 kokë dele në aksin Lushnjë-Fier, duke shkaktuar dëm ekonomik të madh tek pronari i tyre.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us