Kryeqyteti, vetëm gjysma kanë mbetur ‘Tironsa’, pas tyre vijnë dibranët dhe korçarët

Popullsia e Tiranës arriti në 598,176 banorë në censin e vitit 2023, por të dhënat e fundit tregojnë se vetëm 52 % e tyre (310 mijë) kishin lindur në Tiranë dhe gati gjysma e banorëve janë nga qarqet e tjera. Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, dibranët janë komuniteti më i madh pas tiranasve në Kryeqytet, pasi 6.5 % e popullsisë në kryeqytet kishin vendlindjen Dibër, të ndjekur nga Korçarët që janë komuniteti i tretë më i madh, pasi 6 % e popullsie së Kryeqytetit kishin vendlindje Korçë.

Më pas shumicë e madhe në Tiranë janë të lindurit në Fier, Berat që zinin përkatësisht 5.1% secila të popullsisë së kryeqytetit. Mbi 27 mijë banorë ose 4.6 % e popullsisë së kryeqytetit kishin vendlindje Kukës. Lëvizja më të vogla drejt Tiranës kishte Lezha dhe Durrësi, pasi të lindur në këto qarqe zunë përkatësisht 1.9 dhe 2.4 % të popullsisë totale të Bashkisë Tiranë.

Lajme të tjera |  Meta autointervistë nga burgu: Zbulimi i kartës së Monikës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës time! (Ja çfarë më tha Braimllari në Jalë)

Kryeqyteti, vetëm gjysma kanë mbetur ‘Tironsa’, pas tyre

Bashkia e Tiranës, më e madhja në vend, e cila është një qendër graviteti në krahasim me të tjerat për emigracionin e brendshëm, është shtuar vetëm me 40 mijë e 754 banorë nga 2011 në 2023 dhe në total janë 598,176 banorë.

Kryeqyteti, vetëm gjysma kanë mbetur ‘Tironsa’, pas tyre

Rritja e vogël popullsisë së kryeqytetit nuk është një lajm i mirë për ndërtuesit të cilët po punojnë mbi projeksione të gabuara deri më tani, me të dhëna që Tirana rritet me 20-25 mijë banorë në vit.

Popullsia e Tiranës ka pësuar një tranzicion të fortë demografik. Vendasit që në vitet e para të tranzicionit janë drejtuar në emigracion, teksa mungesa e tyre është plotësuar me të ardhur nga qarqet e tjera të vendit.

Lajme të tjera |  Shqipëria në situatë të rëndë energjetike, KESH ble 26.5 mln euro energji për një javë

Tranzicioni demografik vijon të jetë intensiv pasi gjithnjë e më shumë të arsimuar po ikin nga Tirana jashtë vendit.  Popullsia e Tiranës rezulton të jetë shtuar me rreth 3400 banorë në vit ndërmjet 2011 dhe 2023, në një kohë që në Tiranë janë dhënë leje nga Bashkia e për një shtesë vjetore mbi 20 mijë banorë në vit./Monitor

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us