“Asnjë person i prekur”/ Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Gjatë fundjavës u monitoruan 2304 ferma me rreth 97 mijë shpendë

Ministria e Bujqësisë thotë se deri më tani ka rezultuar se asnjë person i prekur nga gripi i shpendëve, H5N1. Në një përditësim të sitiatës pas identifikimit të një vatre me gripin e shpendëve në fshatin Mëzez në Tiranë, Ministria e Bujqësisë thotë se ISHP ka analizuar 90 mostra, por të gjitha kanë rezultuar negative.

Ndërkohë, përgjatë fundjavës, në datat 30 tetor – 3 nëntor 2024, grupe në varësi të Ministrisë së Bujqësisë kanë monitoruar 2304 ferma, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.

Vatra e gripit të shpendëve (H5N1) u zbulua më 2 nëntor në fshatin Mëzez, në Tiranë. Ndërkohë, me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë është ndaluar lëvizja e shpendëve nga fermat e zonave të Bashkive: Tiranë, Vorë dhe Kamëz.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Bujqësis

Në kuadër të transparencës publike ju bëjmë me dije se situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll, nga zinxhiri institucional i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për zbulimin dhe kufizimin e hershëm të përhapjes së virusit H5N1.

Përgjatë fundjavës, në datat 30 Tetor – 3 Nëntor 2024, grupe ditore me përbërje të 7 veterinerëve zyrtarë të shërbimit dhe kontrollit, janë angazhuar në terren, sipas përcaktimeve të perimetrit të zonës së mbrojtjes dhe mbikëqyrjes për: inventarizimin dhe monitorimin klinik të 2304 fermave, në të cilat mbarështohen 96 900 shpendë të kategorive dhe llojeve të ndryshme.

Lajme të tjera |  Shqipëria në situatë të rëndë energjetike, KESH ble 26.5 mln euro energji për një javë

Në kuadër të monitorimit të Influencës Aviare,  menjëherë  mbas shpalljes “alert” nga Laboratori i Referencës – ISUV,   Shërbimi Veterinar Zyrtar në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Nr. 885, datë 30.10.2024 “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë, në mjediset e hapura dhe në tregjet e kafshëve të gjalla” filloi monitorimin e fermave brenda zonës se mbrojtur në Njësinë Administrative Mëzez, Kashar, Tiranë, dhe bazuar në Planin e Kontingjencës sipas Urdhrit të Ministrit Nr. 411 datë 20.09.2022 “Për miratimin e planit të kontigjencës për sëmundjen e Influencës Aviare” ka kontrolluar lëvizjen e shpendëve të gjallë, në zonën e konfirmuar pozitive, në të cilën janë marrë kampione nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, për ti analizuar ato në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Nga data 30 Tetor deri në 3 Nëntor 2024, në ISUV kanë mbërritur dhe janë analizuar 90 mostra zyrtare, të cilët janë testuar me metodën e akredituar dhe të avancuar molekulare RT-PCR. Laboratori i Referencës – ISUV, është përgjegjës për testimin e kampioneve lidhur me Influencën Aviare, ka marrë të gjitha masat për t’iu përgjigjur situatës emergjente, duke ofruar kapacitet laboratorik dhe teknik për analizimin e  çdo kampioni të ardhur brenda 24 – 48 orëve, me qëllim përgjigjen e shpejtë të strukturave përgjegjëse në zbatimin e masave, lidhur me izolimin e rastit dhe parandalimin e përhapjes se infeksionit.

Lajme të tjera |  Shqipëria në situatë të rëndë energjetike, KESH ble 26.5 mln euro energji për një javë

Kampionet në njerëz të marra  janë testuar nga Instituti i Shëndetit Publik, dhe kanë rezultuar negative. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon ngushtë me Institutin e Shëndetit Publik, i cili po kryen një survejancë të përforcuar për infeksionet respiratore në zonën e fermës së prekur nga sëmundja, përkatësisht, për zbulimin në kohë dhe marrjen e masave kundër virusit H5N1.

Masat kufizuese dhe parandaluese do të jenë në fuqi deri në përfundimin e afatit të karantinës, si dhe Qëndrat Kombëtare dhe Rajonale të Krizës do të vazhdojnë koordinimin dhe funksionin e tyre deri në mbylljen e rasteve, pa rekurenca. Për cdo informacion dhe lajmërim, ftojmë qytetarët dhe shpendërritësit të kontaktojnë Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në numrin e gjelbër 08003366, ose në adresën e e-mailit: [email protected]

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us