Apolonia mposht Vorën dhe ‘asiston’ Flamurtarin, Lushnja ‘zhyt’ në krizë Korabin (REZULTATET)

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 12-të të Kategorisë së Parë. Në dy sfidat e sotme janë shënuar 6 gola, ku nuk munguan dhe surprizat.

Vora u shtang në transfertën e Fierit duke u mposhtur nga Apolonia. Këta të fundit ia dolën që të fitonin me rezultatin 2-0 me golat e shënuar nga Maksuti dhe Umejiego.

Me këtë humbje, Vora mbetet me 28 pikë dhe i jep “asist” Flamurtarit, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, Apolonia ngjitet në vendin e 6-të në kuotën e 15 pikëve.

Në ndeshjen tjetër, Lushnja fitoi pa probleme 3-1 kundër Korabit duke “zhytur” më keq në krizë klubin dibran. Lushnja shkon kështu me 15 pikë në vendin e 7-të, ndërsa dibranët me 11 të tilla mbetet në vendin e 9-të.

Apolonia 2 – 0 Vora (Maksuti 10′, Umejiego 38′)

APOLONIA: Bushi, Repaj, Asllanaj, Yasin, Trifoni, Hebeja, Bejzade, Ndubuisi, Ayivi, Maksuti, Umejiego.
VORA: Ruçi, Ismaili, Tabaku, Bardhi, Vrapi, Aneni, Ruzgis, Imami, Avdiu, Shehu, Geci.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

10′ GOL APOLONIA! Shënon Maksuti.

Lushnja 3 – 1 Korabi (Korreshi 32′, Willie 59′, Camko 75′ / T.Marku 83′)

LUSHNJA: Alimuçaj, Hida, Korreshi, Deliaj, Xhabrahimi, Tabaku, Joti, Willie, Kouassi, Meta, Matheus Motta.
KORABI: Qyrani, Hasaj, Paplekaj, Sina, Kurti, Mziu, Kryemadhi, T.Marku, Reçi, Andoni, Peralta Romero.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us