Për herë të parë Baton Zabërgja ka marrë ftesë nga Kosova. Përfaqësuesja e dardanëve dhe trajneri Franco Foda janë “mahnitur” nga performancat e sulmuesit të Dinamos në Superiore dhe nuk kanë ngurruar për të thirrur.
Një lajm i mirë ky jo vetëm për 23-vjeçarin, por edhe për Dinamon që lojtarët i promovohen në arenën ndërkombëtare. Në krahun tjetër, ftesa për Zabërgjën është pritur mirë edhe nga tifogrupi “Dardanët” të cilën i urojnë mirëseardhjen.
“Mirë se vjen Baton!”, shkruajnë “Dardanët” në rrjetet sociale. Kujtojmë që Kosova do të luajë dy sfida mjaft të rëndësishme përballë Rumanisë në transfertë dhe Lituanisë në shtëpi.





