Kukësi rikthehet te fitorja, Kastrioti siguron 3 pikët. Shënohen vetëm 3 gola në ndeshjet e Kategorisë së Parë (REZULTATET)

KATEGORIA E PARË: Java e 12

Janë mbyllur 2 ndeshjet e sotme në Kategorinë e Parë. vetëm 3 gola janë shënuar në këto takime, ku Kukësi dhe Kastrioti kanë arritur të sigurojnë 3 pikët.

Verilindorët janë rikthyer te fitorja pas disa javësh, me ekipin e Emiliano Çelos që fiton ndaj Erzenit me shifrat 1-0. Ndërsa 2-0 ka triumfuar edhe Kastrioti ndaj Pogradecit. Krutanët në këtë mënyrë “blindojnë” vendin e tyre në “Play-off”, ku shkojnë në kuotën e 20 golave.

Ndeshjet: 

ERZENI – KUKËSI 0 – 1 (Sadiq 71′)

KASTRIOTI – POGRADECI 2 – 0 (Kapllani 56′, Hoxha 89′)

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us