Arinaldo Rrapaj gëzon Sylvinhon, Partizani ‘SKUQ’ kryeqytetin dhe lë pas Vllazninë (VIDEO)

Partizani përfiton nga hapi fals i Vllaznisë dhe merr i vetëm kreun e Superligës shqiptare.

Të kuqtë triumfuan ën derbin e kryeqytetit 2-1 ndaj Dinamos për tu ngjitur në kuotën e 24 pikëve. Llogari të vulosura në pjesën e dytë të sfidës së zhvilluar në “Elbasan Arena”. Ishte kapiteni Tedi Cara që zhbllokoi shifrat, me një gol tepër të bukur.

Reagimi nuk vonoi me të përhershmin, Baton Zabërgja që ngjitet në kuotën e 6 golave sezonal. Gjithsesi, Partizani nuk e kishte thënë fjalën e fundit, me Arinaldo Rrapaj që shënoi golin me vlerën e 3 pikëve.

Gol me tepër peshë pasi e karikon para grumbullimit me kombëtaren shqiptare për dy sfidat e nëntorit në Ligën e Kombeve ndaj Republikës Çeke dhe Ukrainës. Dinamo pëson humbjen e tretë në këtë edicion, teksa gjendet në vendin e katërt me 20 pikë.

Dinamo 1 – 2 Partizani (Zabërgja 55’/ Cara 49′ RRAPAJ 61′)

Superiore: Java 13
Stadiumi: “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE:

DINAMO: Sali, Zabërgja, Goudiaby, Mandela, Bregu, Qefalija, Dita, Meksi, Aliji, Lorran, Toli.
PARTIZANI: Qirko, Preka, Sembene, Bytyçi, Buxhelaj, Kote, Mehmeti, Rrapaj, Cara, Zeka, Mba.

LIVE:

61′ SERISH NE AVANTAZH PARTIZANI, SHENON Rrapaj

55′ GOL DINAMO, Shënon Baton Zabërgja

49′ GOL PARTIZANI! Shënon Cara.

37′ Sembene gjuan me kokë, topi mbi traun e portës.

35′ Bregu godet, Preka ndal.

28′ Partizani tenton golin me Mba.

12′ Shtylla shpëton Dinamon.


1’ Nis derbi në stadiumin “Elbasan Arena”.

Lajme të tjera |  Kristjan Asllani vlerësohet më lart se të gjithë! Pas tij vijnë portieri Sherri e Mario Mitaj, ndeshje pozitive edhe për ish-in e Partizanit (NOTAT)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us