Probleme me dëmtimet te Çekia, trajneri Hasek bën ndryshime në listë

Edhe Çekia ka probleme me dëmtimet përpara ndeshjes së ditës së shtunë me Shqipërinë në Tiranë. Mbrojtësit Ladislav Krejci, Martin Vitik e David Zima dhe mesfushori Lukas Kalvach nuk i janë bashkuar në grumbullimin që nisi të hënën.

Viti i cili aktivizohet me Sparta Prague u aktivizua si titullar në përballjen e muajit të kaluar e zhvilluar në Pragë që përfundoi me fitoren 2 – 0 të pëfaqësueses çeke.

Trajneri Ivan Hasek thirri mbrojtësin e krahut Patrizio Stronati dhe mesfushorin Jiri Boula.

Stranati rikthehet pas 1 viti, ndërsa Bolua është debutues me Çekinë dhe nuk ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave.

Hasek momentalisht ka në dispozicion 23 futbollistë.

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us