Kanë mbërritur në mesnatë në Brindizi, (Itali) 7 emigrantët të cilët ishin vendosur në kampin e Gjadrit në Lezhë. Ata u nisën mbrëmjen e djeshme (11 nentor) në orën 19:00 nga porti i Shëngjinit me anijen e rojes Bregdetare “Visalli”
Grupi i dytë i emigrantëve, u kapën në det e me anijen e marinës italiane “Libra’ zbarkuan në Shëngjin 4 ditë më parë. Dje Gjykata e Romës, seksioni i imigracionit, vendosi të pezullojë vendimin për ndalimin e tyre dhe çështjen t’ia kalojë Gjykatës Europiane të Drejtësisë.
Gjyqtarët e Romës i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të Drejtësisë duke kërkuar që të vendosë: Nëse prevalon ligji i qeverisë Meloni për të ashtuquajturat vende të sigurta, (që lejon një procedurë automatike dëbimi) apo vendimi i gjyqtarëve evropianë, sipas të cilit kërkesa e çdo emigranti duhet të vlerësohet rast pas rasti.





