Kush është sekretari i mundshëm amerikan dhe cilat janë marrëdhëniet e tij me Kosovën?

Nga Armat Matoshi

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet të emërojë senatorin republikan nga Florida, Marco Rubio, në pozitën e rëndësishme të Sekretarit të Shtetit për katër vjetët e ardhshme, ka raportuar të martën New York Times. Rubio ka pasur lidhje me Kosovën që nga fazat e para të karrierës së tij politike.

Ai ka qenë aktiv në fushatën presidenciale të Bob Dole në vitin 1996. Dole, një figurë e njohur e politikës amerikane dhe kandidat republikan për president, ka qenë avokues i zëshëm për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, gjatë luftës në vitet 1998-1999, dhe një nga politikanët më të fuqishëm amerikanë që ka lobuar për ndërhyrjen e NATO-s.

Rubio, në një fjalim të publikuar në uebfaqen e tij zyrtare, në shtator të vitit 2011, duke folur për sukseset ushtarake të Shteteve të Bashkuara përgjatë historisë, kishte përmendur shkurtimisht edhe ndërhyrjen humanitare të NATO-s, dhe rolin e veçantë të Shteteve të Bashkura në Kosovë, në fund të dhjetëvjeçarit të shekullit të kaluar.

“Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë qenë një nga forcat më të mëdha të botës në shekullin e shkuar. Ato e ndalën nazizmin dhe komunizmin dhe forca të tjera të liga sikurse spastrimin etnik [në Kosovë] nga serbët. Ato ndihmuan lindjen e demokracive nga Gjermania deri në Irak”, kishte deklaruar Rubio 15 vjet më parë.

Lajme të tjera |  PS-PD përplasen në Strasburg, Beleri në ndihmë të opozitës: Merr në mbrojtje Berishën, Metën, por edhe Veliajn

Rubio kishte zhvilluar një takim me ish-presidentin kosovar, Hashim Thaçi, në kuadër të një vizite në Shtetet e Bashkuara, në vitin 2018. Në bazë të njoftimit të Presidencës së Kosovës, ata kishin biseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Biseduam për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, për transformimin e FSK-së, perspektivën euroatlantike, si dhe për shfrytëzimin e momentumit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë… Kosova ka mbështetjen e plotë, si të republikanëve, ashtu edhe të demokratëve”, kishte deklaruar atëherë Thaçi.

Në kohën kur tensionet ishin ngritur në nivele shpërthyese në rajon, posaçërisht mes Kosovës dhe Serbisë, në mars 2022, përmes një letre dërguar presidentit amerikan, Joe Biden, ai bashkë me senatorë të tjerë kishte bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të mbajnë një fokus më të madh në Ballkanin Perëndimor, kundër ndikimit të Rusisë.

Lajme të tjera |  PS-PD përplasen në Strasburg, Beleri në ndihmë të opozitës: Merr në mbrojtje Berishën, Metën, por edhe Veliajn

“Ne ju inkurajojmë të ruani fokusin në Ballkan, ku Rusia ka luajtur prej kohësh një rol destabilizues për të penguar aspiratat për anëtarësim në NATO. Përderisa Ukraina duhet të marrë vëmendjen tonë të menjëhershme, ne nuk mund të humbasim fokusin në këtë rajon ku NATO ka luajtur prej kohësh një rol kritik në ruajtjen e paqes”.

Ndryshe, emri i Rubio është përmendur vazhdimisht në javën e fundit, krahas ish-emisarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi nën mandatin e parë të Trump, si njëri prej figurave në krye të diplomacisë amerikane në administratën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us