Kontrata drejt skadencës, ylli gjerman vë në pikëpyetje qëndrimin te Bayern Munich: Nuk mund të …

Pesë gola dhe një asist në 5 ndeshjet e fundit është bilanci i Jamal Musiala me fanellën e Bayern Munich. Performancë fenomenale nga 21-vjeçari i shndërruar në një futbollist kyç për gjigantin e Bundesligës gjermane.

Pavarësisht kësaj, nga grumbullimi me kombëtaren gjermane, Musiala nuk mendon për skuadrën e Bayern, por për atë që duhet të bëj në fushë me “Pancerat”. Ai la gjithçka të hapur për një rinovim të marrëveshjes që zgjat deri në verën e vitit 2026.

“Nuk mund të them shumë për temën e kontratës. Fokusi im është te kombëtarja dhe tani për tani dua të përqendrohem në ndeshjet ndërkombëtare. Por jam i lumtur në Mynih,” tha Musiala për mediat gjemane.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us