Krah Hysajt në fushë, Armand Duka thirrje tifozëve para Çekisë

Armand Duka ka zbritur në fushën e lojës para duelit me Çekinë. Kreu i FSHF-së ka takuar të gjithë lojtarët, ndërsa kërkon nga futbollistët vlerësim dhe përqendrim maksimal sonte në “Air Albania”.

Madje nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë sa më të rregullt dhe të mos shkaktojnë trazira. Sipas Dukës sot duhet të fitojë futbolli dhe të shijojmë për 90-të minuta emocionet e kësaj përballjeje.

“Sonte vazhdojmë rrugëtimin tonë në UEFA Nations League, ndaj Çekisë me të cilën jemi përballur shpesh në dy vitet e fundit dhe kemi përjetuar emocione të shumta.

Të gjithë presim një ndeshje të fortë dhe angazhimin maksimal të të gjithëve në fushën e blertë dhe në shkallët e stadiumit.

Sonte duhet të fitojë futbolli, nga momenti i këndimit të himneve e deri në vërshëllimën e arbitrit për të mbyllur ndeshjen. Le të tregojmë qytetari, maturi dhe atë që shqiptarët e kanë pasur gjithmonë, mikpritje”, shkruan Duka. Kujtojmë se sfida me Çekinë do të luhet në orën 20:45 në “Air Albania” dhe është një takim “kokë më kokë” për kreun e renditjes.

Lajme të tjera |  “Me trajnerin e ri bëjmë lojë më sulmuese”, Elseid Hysaj tregon momentin e tensionit: Ja pse veprova ashtu ndaj autorit të golit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us