VIDEO/ Kosova nuk ndalet as me 10 lojtarë, “Dardanët” e mbyllin Nations League me sukses

Kosova e ka nisur praktikisht me gol sfidën me Lituaninë, e vlefshme për grupin C2 të Ligës së Kombeve.

Pas një kombinimi me Muriqin, ishte Muharrem Jashari, ai që shënoi në portën e rivale. Veprimi i tij tregon një intelekt në futboll. Sidoqoftë, Jashari e ka lënë ekipin me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me të kuqe në minutën e 45-të.

Kosova e ka mbyllur takimin me Lituaninë me një lojtar më pak, po as kjo nuk e ka penguar skuadrën e Fodas të marr 3 pikët. Rezultati i pjesës së parë ka mjaftuar që “Dardanët” të marrin fitoren e dytë në edicion përballë lituanezëve.

Nations League praktikisht mund të jetë mbyllur në lojë, por pritet vendimi i KAS-it për ndeshjen me Rumaninë. Sukseset e Zhegrovës me shokë kanë bindur tifozët e përfaqëueses dhe ecuria duket brilante për kualifikueset e ardhshme.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us